Kherson në Ukrainë bombardohet 80 herë në 24 orë, vdesin 2 persona, plagosen 9 të tjerë
Gjatë 24 orëve të fundit, ushtria ruse ka bombarduar rajonin Kherson 80 herë, duke vrarë dy civilë dhe duke plagosur nëntë, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Yaroslav Yanushevich.
“Okupatorët rusë granatuan territorin e rajonit Kherson 79 herë. Armiku sulmoi vendbanimet e rajonit me artileri, raketa-hedhës, mortaja dhe tanke”, tha ai.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës konfirmoi një sulm mbi pozicionet dhe pajisjet ushtarake ruse në qytetin Chulakivk, rajoni jugor Kherson, duke treguar se 500 ushtarë të Ushtrisë së Moskës u vranë ose u plagosën më 31 dhjetor.
Në Kherson, forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë vendbanimet përgjatë bregu i djathtë i lumit Dnipro, shtoi Shtabi i Përgjithshëm, siç raportojnë mediat ukrainase.
“Në mëngjes ushtria ruse gjuajti me raketa qytetet Druzhkivka dhe Kramatorsk në Donetsk”, njoftuan zyra presidenciale dhe autoritetet lokale.
