Legjenda e Simpsons vdes në moshën 64-vjeçare

Legjenda e Simpsons, Chris Ledesma, ka vdekur pasi punoi në filmin vizatimor për më shumë se tre dekada.

Redaktori i muzikës, 64 vjeç, ndërroi jetë vetëm disa muaj pasi dha dorëheqjen në maj 2022.

Skenaristi Al Jean bëri homazhe për Ledesma-n teksa tha: "Një njeri i mrekullueshëm, punëtor, shumë i talentuar që do t'i mungojë të gjithëve".

Shkrimtari Josh Weinstein postoi: "Chris Ledesma ishte një nga njerëzit më të sjellshëm dhe mega-talent që punonte në një ekip plot me njerëz të sjellshëm dhe mega-talent".