Ministri i Jashtëm turk takohet me homologun amerikan me 18 janar në Uashington

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, pritet të takohet më 18 janar në Uashington me homologun e tij amerikan, Anthony Blinken.

Takimi duket se është planifikuar për në mesditë të asaj dite dhe do të fokusohet në të gjitha çështjet me interes të përbashkët, nga fronti sirian deri tek F-16.