Përplasen dy helikopterë në Australi, 4 të vdekur dhe 3 të plagosur

Dy helikopterë janë përplasur në Asutrali duke shkaktuar vdekjen e 4 personave dhe duke lënë të plagosur rëndë 3 të tjere mes tyre dy fëmijë. Tragjedia ka ndodhur kur njëri prej helikopterëve është ngritur ndërsa tjetri ka qenë duke bërë ulje. 

Një përplasje në ajër mes dy helikopterëvë në Australi mund të kishte shkaktuar shumë më tepër vdekje. Sipas autoriteteve, një çift britanik dhe dy Asutralianë humbën jetën në përplasjen e së hënës afër bregut të Queensland's Gold Coast.

Tre të tjerë përfshirë dy fëmijë janë dëmtuar rëndë.

Ende nuk dihet shkaku i përplasjes. Sipas autoriteteve ndodhi në më pas se 20 sekonda pasi një nga helikopterët u ngrit teksa tjetri ishte duke u ulur.

Sipas Byrosë Australiane të sigurisë së Transportit, të gjithë të vrarët dhe të plagosurit rëndë ishin në helikopterin në ngjitje, i cili u rrëzua brenda pak sekondash.

Helikopteri i dytë u ul drejt në breg të detit. Pesë nga gjashtë personat në bord pësuan lëndime të lehta.

Zbarkimi ishte një "arritje e jashtëzakonshme" duke pasur parasysh se helikopteri u dëmtua "aty ku ishte ulur piloti", tha kryekomisioneri i ATSB, Angus Mitchell.

Viktimat janë identifikuar përvec një gruaje 36 vjeçare.

Të dy helikopterët po kryenin fluturime turistike për Sea World - një nga disa parqet tematike të njohura në Bregun e Artë.

Të dy helikopterët po kryenin fluturime turistike për Sea World - një nga disa parqe tematike të njohura në Bregun e Artë. Pronari i saj, Village Roadshow Theme Parks, ka ofruar ngushëllime dhe tha se Sea World Helicopters është një operator i pavarur.

ATSB thotë se do të kryejë intervista dhe do të kontrollojë me përpikëri helikopterët, skenën, pamjet dhe provat e tjera përpara se të spekulojë se çfarë e shkaktoi rrëzimin. Ai u bëri thirrje dëshmitarëve okularë të dalin përpara.

Policia tha se operatorët e varkave kishin nxituar për të ndihmuar pas përplasjes rreth orës 14:00 me orën lokale (04:00 GMT), duke përfshirë edhe CPR.

Autoritetet ishin përballur me sfida për të hyrë në breg të rërës dhe më vonë për të siguruar prova mes ndryshimeve të baticës, thanë zyrtarët.

Raporti paraprak i ATSB-së pritet pas gjashtë deri në tetë javë.

Kryeministri Anthony Albanese tha se vendi kishte mbetur i tronditur nga "incidenti i tmerrshëm dhe tragjik".

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se po mbështet familjet e viktimave dhe do të mbetet në kontakt me autoritetet lokale.