Lamtumira për Papa Ratzinger, mbi 60 mijë besimtarë homazhe në sheshin "Shën Pjetri". Nisin përgatijet për altarin
Në sheshin "Shën Pietri" vijon dita e dytë e homazheve për nder të Papa Ratzinger. Mijëra besimtarë edhe nga mbarë bota kanë mbërritur për ti dhënë lamtumirën e fundit.
Gazetarja e RTV Ora dhe Ora News, Alba Kepi e cila ndodhet atje dhe po ndjek ceremoninë thotë se mbi 60 mijë besimtarë kanë bërë homazhe gjatë ditës së djeshme ndërkohë që ishte parashikuar një numër më i ulët i besimtarëve, rreth 30 mijë
"Ka vërtet një interes dhe adhurim për besimtarët. Edhe pse zyrtarisht do të jenë vetëm dy delegacione në ceremoninë e varrimit që do të mbahet të enjten më 5 janar, delegacioni zyrtar i shtetit Italian, dhe Gjermania pritet të mbërrijnë dhe liderë të tjerë botërorë si Mbreti Filip të Belgjikës" informon gazetarja Alba Kepi.
Edhe murgeshat e Urdhërit të Nënë Terezës kanë qenë sot për të bërë homazhe përpara arkivolit të Papës së Nderit.
Vihet re një prani e lartë e forcave policore dhe vullnetarë civilë që sigurojnë mbarëvajtjen e këtyre homazheve në sheshin “Shën Pjetri”

Përgatitet altari
Nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Ora News në Itali, Alba Kepi shihet se prej mëngjesit kanë nisur përgatitjet për altarin ku do të vendoset trupi i Papa Benediktit. Mesha do të drejtohet nga Papa Francesku. Ky është rast unik ku një Papa drejton ceremoninë e varrimit të një Pape tjetër, dhe thuhet se i gjithë organizimi është në duart e Papa Franceskut.
Papa Ratzinger vdiq në moshën 95 vjeçare më 31 dhjetor 2022.
Trupi i Benediktit XVI, i veshur me petka të kuqe, është vendosur përpara altarit të Berninit, brenda Bazilikës. Në të dyja anët e arkivolit janë dy roje zvicerane dhe sekretari i Ratzinger, imzot Georg Gaenswein. Trupi do të qëndrojë i ekspozuar deri të mërkurën ndërsa homazhet në Bazilikën e Shën Pjetrit lejohet nga ora 9 deri në 19.
Ndërsa të enjten do të jetë ceremonia e varrimit. Papa Ratzinger do të varroset aty ku ishte Wojtyla Benedikti XVI.



