Ukraina thotë se ka vrarë 400 rusë, “tërbohet” pala ruse: Janë shumë më pak
Nuk kanë kaluar shumë orë nga goditja e Ukrainës në Donetsk në natën e Vitit të Ri, e cila rezultoi me vdekjen e dhjetëra rusë.
Ndërkohë, Moska për herë të parë që nga fillimi i luftës flet publikisht për viktimat e saj në fushën e betejës.
Madje, pranimi i humbjeve shkaktoi edhe reagimin e blogerëve nacionalistë të cilët kërkojnë dënimin e komandantëve ushtarakë pasi këta të fundit zgjodhën t'i strehonin ushtarët pranë një depoje municionesh.
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjatë sulmit u vranë 63 ushtarë, ndërsa theksoi se kazerma e kthyer në shtëpizë u godit nga katër raketa të lëshuara nga raketat e shumta HIMARS të prodhimit amerikan, me pretendimin se dy raketa të tjera u rrëzuan.
Nga ana tjetër, një burim në administratën e okupuar të Donetskut, i cili nuk pranoi të përmendet, tha: "Sipas informacioneve tona, deri më tani ka më pak se 100 të vdekur".
Nga ana e tij, Kievi, siç raporton Reuters, e ka vlerësuar numrin e rusëve në afro 400, megjithëse zyrtarë të administratës pushtuese ruse e kanë cilësuar këtë vlerësim si të ekzagjeruar.
Sipas asaj që raportuan blogerët ushtarakë rusë, shkatërrimi masiv ishte për faktin se ata zgjodhën një ndërtesë që ndodhej pranë një depoje municionesh si kazermë.
Dhe e gjithë kjo ndërkohë që komandantët ushtarakë e dinin se ishin brenda rrezes së raketave ukrainase.
Ndërkohë më herët të hënën Kievi njoftoi rrëzimin e të 39 dronëve të nisur nga Rusia në një natë të tretë radhazi të pashembullt të sulmeve ajrore kundër objektivave civilë në Kiev dhe qytete të tjera.
Zyrtarët ukrainas kanë vënë në dukje suksesin e forcave ukrainase si dëshmi se taktika e Rusisë në muajt e fundit për nisjen e sulmeve ajrore që synojnë çaktivizimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës po dështon gjithnjë e më shumë ndërsa Kievi forcon mbrojtjen e tij ajrore.
Nga ana tjetër, pamjet e paverifikuara të postuara në internet tregojnë një ndërtesë të madhe në Makiivka të kthyer në rrënoja dhe tym të dendur që buron prej saj.
Ish-komandanti i forcave pro-ruse në Ukrainën lindore, Igor Girkin, i cili është një nga blogerët më të mëdhenj ushtarakë nacionalistë rusë foli për qindra të vdekur.
Por pak më vonë ai ka redaktuar postimin e tij dhe ka shtuar të plagosurit.
