Fluks udhëtarësh në kufi, Shqipëri-Kosovë mbi 18 mijë shtetas kanë hyrë e dalë orët e fundit
Orët e fundit të vitit 2022 kanë shënuar fluks lëvizjes në kufirin e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Shumica prej tyre, emigrantë nga Kosova që festojnë pranë familjeve të tyre.
Janë të shumtë edhe shtetasit nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria e Sllovenia të cilët natën e ndërrimit të viteve kanë zgjedhur ta kalojnë në vendin tonë.
Turistët: “Po shkoj në Tiranë për festën e Vitit të Ri, edhe për pushime në bregdet.
Jam nga Bullgaria. Po shkoj në Durrës për Vitin e Ri. Vij për hertë të parë në Shqipëri.
Jam nga Bullgaria. Po shkoj në Shqipëri për Vitin e Ri. Në Tiranë është bukur”
Disa e përdorin Shqipërinë si tranzit, pasi destinacion feste kanë shtetet e tjera.
Turistët: “Jam nga Maqedonia e Veriut. Po shkoj në Budva për Vitin e Ri.
Po shkoj në Shqipëri për Vitin e Ri. Më pas do shkoj në Kroaci dhe Mal të Zi. Shqipëria është vend i bukur, me njerëz të mirë.
Jam nga Sllovenia dhe vij për herë të parë në Shqipëri”
Turistët: "Do shkojmë në Ulqin. Hera e parë këtë vit që e bëjmë natën e Vitit të Ri në Ulqin. Jetojmë në Kosovë. Jam nga Stambolli.
Urime për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, një vit me paqe, me bereqet dhe shëndet!”
Rezulton se në të dy anët e kufirit kanë hyrë e kanë dalë mbi 18 mijë shtetas të Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve të rajonit.
Pavarësisht fluksit të lëvizjeve, policitë kufitare kanë punuar në bazë të marrëveshjes për lëvizjen pa kontrolle dhe pengesa në kufi, gjatë festave zyrtare.

