Rekordmendi i botërorëve, Pele la pas një trashëgimi të pabesueshme
Trashëgimia e e madhe që Pele la për Brazilin, futbollin dhe njerëzit, e kalon çdo kufi të imagjinatës. Njeriu i popullit, Mbreti apo lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, nofka që numrit 10 nuk ia ndanë për asnjë moment.
Ai është me siguri më i madh i vendit që prodhon futbollin më të bukur dhe spektakolar të planetit. Rekordmen i padiskutueshëm në Kupat e Botës me 3 trofe të fituar dhe një tjetër që mund ta kishte fituar gjithashtu në vitin 1966 por nuk ia doli dot.
Në turneun më të lakmuar dhe të çmuar të planetit ai ishte njeriu më i frikshëm i rivalëve. Përherë i krahasuar me Maradonën por lojtar i një kohe tjetër që jetën ia dedikoi Brazilit dhe Santosit ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës që e mbylli në New York, Pele nuk e provoi asnjëherë aventurën europiane dhe ky është ndoshta handikapi i vetëm i karrierës së tij legjendare.
1958, 1962 e 1970 janë vitet e triumfit në botëror. 6 kampionate brazilianë, 10 të shtetit të San Paolos, 2 Kupa Libertadores, po kaq Interkontinentale. Goli i tij në finalen e vitit 1958 me Suedinë është cilësuar goli më i madh i historisë së Kupës së Botës. 1281 nmë karrierë si askush tjetër, në 1368 ndeshje, Pele ka luftuar përherë në nivelet më të larta pasi në 816 ndeshje zyrtare numëron 757 gola.
