Brazil, tre ditë zie dhe një arkivol i lyer me ar për “Mbretin”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2022, 09:45
Bota e futbollit është ndalur për vdekjen e një prej më të mëdhenjve të kësaj loje. Mbreti ka ndërruar jetë pasi shënjoi një epokë të artë për brazilianët dhe jo vetëm.
Presidenti i vendit, Jair Bolsonaro shpalli tre ditë zie në nder të legjendës, ndërsa kryebashkiaku i Santosit, skuadër ku Pele kaloi pjesën më të madhe të karrierës, deklaroi 7 ditë zie për qytetin.
Një arkivol i lyer me ar, i përgatitur prej shumë vitesh, do të jetë shtëpia e fundit e numrit 10, ndërsa do të ekspozohet në datën 1 janar në fushën e stadiumit të skuadrës së Santosit, “Vila Belmiro”. Dyert do të hapjen për publikun për një ditë e gjysmë.
