Shuhet legjenda e futbollit brazilian dhe atij botëror, Pele

Shuhet legjenda e futbollit brazilian dhe atij botëror, Pele.

Prej ditësh ai ishte shtruar në spital, pasi trupi i tij nuk i përgjigjej më kimioterapisë duke kaluar në terapi intensive pas betejës me kancerin në zorrën e trashë.

Gjatë kësaj kohe dy vajzat e tij qëndruan pranë babait të tyre në spital.

Pak ditë më parë me anë të një mesazhi prekës, e bija e tij Keli Naskimento, paralajmëroi që ditët e Pelesë ishin të numëruara.

“Ne jemi akoma këtu, në këtë betejë dhe me besim. Një tjetër natë së bashku”, duke publikuar dhe pamjet e fundit ku shfaqet në foto duke përqafuar Pelenë, ndërsa vajza tjetër shfaqet e shtrirë në kolltukun e dhomës së spitalit.

Shuhet legjenda e futbollit brazilian dhe atij botëror, Pele