Pelé, beteja e "përgjakshme" me sëmundjen e rëndë që nuk e fitoi dot
Ditët e fundit të Pele ishin ndër më të vuajturat për legjendën e Brazilit.
I vetmi që fitoi 3 Kupa Bote me Selecaon, 82-vjeçari u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në vitin 2021 ndërsa gjatë ditëve të fundit qëndroi i shtruar në terapinë intensive të spitalit të San Paolos.
Mjekët i dhanë pak shpresa pasi u shtrua në spital në datën 29 nëntor pasi kimioterapia nuk po jepte efekte. Tashmë ishte shumë vonë, sëmundja e kishte mposhtur ndërsa në postimet e ditëve të fundit, ai dukej se po komunikonte me shumë vështirësi me njerëzite tij më të afërt të cilëve u la edhe porositë e fundit.
Asnjëherë nuk u shfaq në publik i dorëzuar dhe përherë Pele, gjatë një viti e gjysmë betejë me kanacerin, nuk e humbi optimizmin se edhe këtë ndeshje do ta fitonte por në moshën 82-vjeçare, ai nuk ia doli dot, pavarësisht të gjitha përpjekjeve që mjekët bënë për ta mbajtur në jetë.
