Kombëtarja gjen trajner, braziliani ulet në stol në muajin janar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2022, 21:53
Sylvinho duket se i ka mundur të gjithë rivalët në garën për të pasuar Edoardo Rejan në stolin e Kombëtares Shqiptare.
Ish-mbrojtësi brazilian që ka luajtur me disa klube të njohura si Corinthians, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona e Man. City, ka djegur konkurrencën e rivalit më të afërt, Esteban Cambiasso. Lajmin e bën të ditur "Supersport".
Ai ka drejtuar si trajner Lyon dhe Corinthians, klube ku nuk ka lënë gjurmë ndërsa ka punuar për shumë kohë si ndihmës i Tites te Brazili dhe i Mancinit te Inter.
