Borrell: Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës
“Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës”
Kështu u shpreh përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell pasi u bë e mundur që të hiqen barrikadat në very të Kosovës.
Borrell në një postim në rrjetin e tij social Twitter shkroi se “Dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje”.
“Mirëpresim lidershipin e përgjegjshëm të Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti. BE e madhe, SHBA dhe NATO e KFOR punë ekipore.”, shkroi ai.
Hapi i radhë sipas përfaqësuesit të BE është “përparim urgjent në Dialog”.
Diplomacy prevailed in de-escalating tensions in north Kosovo. Violence can never be a solution.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 29, 2022
Welcome responsible leadership of President Vučić & Prime Minister Kurti.
Great EU, US & @NATO_KFOR teamwork. Thanks to all involved!
We now need urgent progress in the Dialogue.
