Policia e Kosovës konfirmon djegien e kamionëve që shërbyen si barrikada: Nuk ka të lënduar!
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e dy kamionëve në veri të vendit.
Në njoftimin e saj për media, policia ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm është raportuar se në vendin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën veriore janë djegur dy kamionë, të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë.
Policia bën me dije se nga flakët ka vetëm dëme materiale ndërsa nuk raportohet për lëndime në njerëz, ndërsa thekson se ngjarja është duke u hetuar.
“Bazuar në informacionet zyrtare, në mëngjesin e hershëm është raportuar se në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy mjete të rënda (kamionë), të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar.
Nuk dihen shkaqet e djegies së këtyre kamionëve.
Ekipi i T7 po qëndron në Veriun e Kosovës dhe do të raportojë për të gjitha zhvillimet atje”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës
E në lidhje me barrikadat, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se barrikadat do të fillojnë të hiqen mëngjesin e së enjtes.

