Alfred Cako: E kam parashikuar konfliktin Serbi-Kosovë, Kurti e Vuçiç po bëjnë lojën e elitës botërore

"Kosova dhe Serbia, çdo të ndodhë?" – ishte tema e emisionit "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako në RTV Ora në 28 dhjetor 2022.

Cako: Unë jam ndër të paktët që e kam parashikuar në Shqipëria se do të ketë një konflikt të armatosur mes serbëve dhe shqiptarëve, sepse ky është problem i të gjithëve.

Pas 100 vitesh, 2 popuj janë popuj anti sllavë, që e kanë dëshmuar, që janë shqiptarët dhe gjermanët. Ne nuk i kemi zgjedhur si armiq sllavët, por na kanë zgjedhur ata.

Megjithatë shumë toka shqiptare janë marrë nga ata. Sllavët dora dorës i kanë marrë duke i bërë trysni popullit shqiptar në këtë sipërfaqe kaq të vogël.

Edhe Çamëria është një plagë e hapur që ndoshta një ditë do të zgjidhet dhe Greqia kurrë nuk do të arrijë që ua ka dhënë Zoti shqiptarëve.

Çifutët pritën 2000 vite për të ndërtuar shtetin e tyre në Palestinën fizike. Ndërkohë që më pak se 100 vite kur janë dëbuar çamët nuk janë asgjë.

Perëndimi kreu një akt për të futur sundimin e tij në lindje dhe Rusia ndodhej në vështirës ekonomike pas viteve ’90, ndërhyri dhe përdori Kosovën si koletaral.

Serbët lëshuan Kosovën dhe rusët morën një sasi pagesash dhe që populli të mos kuptonte gjë, u bë një luftë teatrale ku kishte shumën pak dëme mbi Serbinë, por u bë gjenocid mbi shqiptarët.

Ka qenë mendimi që Kosova të ndahej dhe të bëheshin shkëmbime territoriale me veriun e Kosovës dhe Preshevën e Bujanovcit.

Putini për të mbajtur Donbasin dhe duke lëshuar Serbinë, ndërkohë që Vuçiçi për të treguar sikur ka fituar dhe të jepet veriu i Kosovës dhe të lejohet që të marrë NATO 2 baza në Serbi.

Kurti nuk ka dijeni Kurti, po ai është thirrur në Davos dhe është instruktuar se ai dhe Vuçiç të luajnë këtë lojë. Në këtë skemë llogaritet zhdukja e ushtarë.