“Bojkotoni mallrat serbë” Shqiptarët protestojnë para ambasadës serbe në Tiranë e Shkup
Shqiptarët në Tiranë dhe në Shkup protestuan para ambasadave serbe për të kundërshtuar tensionet e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit. Protestuasit shprehën kundërshtimin për barrikadat në veri të Kosovës dhe propozuan bojkotimin e mallrave dhe produkteve serbe si një përgjigje ndaj politikave të Aleksandër Vuçiçit.
Një tjetër protestë u zhvillua para ambasadës serbe në Tiranë për të kundërshtuar barrikadat e vendosura në veri të Kosovës dhe tensionet e frymëzuara nga Beogradi.
Thirrjes për protest nga dega e vetëvendosjes në Tiranë të enjten iu bashkuan përfaqësues të forumit rinor të partisë demokratike.
Pacënueshmëria e sovranitetit të Kosovës ishte kërkesa kryesore e tyre.
Protestuesit hodhën idenë e bojkotimit të produkteve serbe, si një përgjigje ndaj barrikadave në Mitrovicë.
Protesta u mbajtën në të njëjtën kohë edhe para ambasadës serbe në Shkup për të kundërshtuar veprimet e Beogradit ndaj Prishtinës. Pjesëmarrësit në tubim i këkruan KFOR-it dhe Eulexit të ushtrojë mandatin duke ruajtur sovraniteëtin e Kosovës.
