Vuçiç në Rashkë për takim me serbët e Kosovës: Puna ime është të luftoj për ta! Natë e gjatë dhe e vështirë

Presidenti, Aleksandar Vuçiç, ka mbërritur në Rashkë për të biseduar me serbët e Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se serbët nga Kosova kanë kërkuar kohë shtesë për të biseduar për barrikadat dhe pritet të mbërrijnë në kazermën "Stefan Nemanja" për të biseduar me presidentin.

Vuçiç do t'i presë aq sa duhet dhe bisedimet pritet të zgjasin gjatë gjithë natës.

"Do të jetë një natë e gjatë dhe e vështirë. Nuk mendoj se sot ishte një ditë e keqe. Është një gjë e mrekullueshme kur mund t'i shihni gruan dhe fëmijët tuaj të lumtur, sepse ata mund të përqafojnë burrin dhe babanë e tyre.Unë e kuptoj popullin serb në Kosovë dhe Metohi. Ata kurrë nuk do të jenë të kënaqur, e kuptoj këtë, janë të pakënaqur me pozicionin e tyre, sepse nuk e dinë se në cilin "vend" jetojnë. Presim që të vijnë me kërkesa për Serbinë dhe mua.Do të shohim nëse pranojnë të heqin barrikadat. Sot morëm për herë të parë diçka që është burim i të drejtave. Nuk mund të ketë prezencë të forcave të Prishtinës në veri të Kosovës pa lejen e serbëve.Ne kemi luftuar gjithë natën që barrikadat të mbeten në tekst"-tha Vuçiç para takimit.

Presidenti tha se nuk ka alternativë veçse të besohet propozimi perëndimor.

"Cila është alternativa? A duhet t'i vrasim të gjithë? Kjo është hera e parë që nuk mbulohemi dhe nuk lëvizim. A nuk është qëllimi ynë që të mos ruajmë paqen? Por unë do të pranoj çdo vendim. Puna ime është të luftoj për serbët nga Kosova dhe Metohia dhe kam qenë gjithmonë me ta.Kosova është Serbi dhe ata janë vëllezërit dhe motrat e mia. Unë jam i gatshëm t'u përgjigjem të gjitha pyetjeve - tha Vuçiç.

Vuçiç theksoi se i kishin përgatitur “pizhame ushtarake me xhepa” në rast se duhej të flinte aty.

Në bisedime do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm Milan Mojsiloviç.