Minorenët arratisen nga burgu në Milano, dy kapen 5 të tjerë në kërkim
7 të burgosur minorenë, italianë e të huaj, janë arratisur nga burgu Beccaria i Milanos, pasditen e Krishtlindjeve 25 dhjetor.
17-19 vjecarë, tre prej të cilëve mazhorenë, kanë përfituar nga punimet që po kryheshin në oborrin e burgut duke çarë murin rrethues e janë arratisur.
Një prej të arratisurve është kapur menjëherë nga forcat e rendit, ndërsa një tjetër është dorëzuar nga familjarët.
Në orët më pas, të burgosurit e tjerë minorenë në burgun e Beccarias në Milano, i kanë vënë flakën dyshekëve e katër punonjës burgu kanë mbetur të intosifikuar e janë kuruar në spital.
Postoblloqe policie e patrulla kontrolli janë ngritur në të gjithë territorin e provincës së Milanos e në rajonin e Lombardisë në kërkim të 5 të arratisurve.
Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Policisë së Burgjeve. Gennarino de Fazio ka deklaruar se "problematikat që kanë përfshirë burgjet italiane shfaqen dhe në Institutet e vuajtjes së dënimit për minorenët. Mbipopullimi i burgjeve ka bërë që në këto institute të poziconohen dhe ata që quhen "të rinjtw e rritur deri në moshën 25 vjeç numri i rasteve të sulmit e dhunës ndaj punojësve të burgjeve sic është identifikuar dhe në këtë rast wshtw nw rritje".
Për të përballuar situatën e rëndë në burgun e Beccarias janë thirrur të kthehen në shërbim dhe ata punonjës burgjesh që ishin në periudhë pushimesh ndwrsa Ministria e Brendshme Italiane po monitoron ngjarjen.
Në Itali janë rreth 400 të burgosur minorenë që vuajnë dënimin në burgje, 10 prej tyre janë vajza.
201 prej të burgosurve në burgjet për minorenë, janë të huaj, mes të cilëve dhe shqiptarë e 199 italianë. 179 janë të moshës 16-17 vjeç, 135 të moshës 18-20 vjeç, 59 janë 21-24 vjeç e 27 janë më të rinjtë 14-15 vjeç.
Po në orët e fundit në burgun e Pizas një protestë e të burgosurve për motive sanitare, ka degraduar në sherr mes të burgosurve shqiptarë e marokenë që ka vazhduar për disa orë.
Punonjësit e Policisë së burgjeve sinjalizojnë me alarm se duhen ndërhyrje strukturore e urgjente në sistemin e vuajtjeve të dënimit.
Sindikatat e tyre kërkojnë shtimin e numrit të personelit riatdhesimin e të burgosurve të huaj për të vuajtur dënimin në vendet e tyre të origjinës si një nga faktorë që ka cuar në mbipopullimin e burgjeve, si dhe hapjen e qëndrave kuruese psikiatrike për të burggosur me probleme mendore.