Festat në të kaluarën, rrëfime të veçanta në “Jeto me Orën”

Gazetarët Dëfrim Methasani dhe Enkelejda Zeko, violinistja Ines Memisheraj si dhe studiuesi Kreshnik Kuçaj  në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora treguan rreth mënyrës se si i kanë festuar më herët festat e fundvitit.

Dëfrim Methasani thotë se gjëja më e rëndësishme ishte se behshin bashkë me të tjerët.

Dëfrim Methasani: Ka pasur një konkurrencë të bakllavave, ishin dhe vizitat që bënim. Nëna ime bënte dhe bakllava dhe revani pasi nuk e haja bakllavanë. Ishte një lloj gare atë mbrëmje se kush do të gatuante më mirë. E rëndësishme ishte që bëheshim bashkë. Në shkollë shkoni dhe  prisnim bredhin dhe bënim pemën e vitit të ri në shkollë.

Ines Memisheraj kujton ndihmën që mamaja e saj ju jepte të tjerëve për bërjen e bakllavasë.

“Ime më duke qenë nga Pogradeci ishte në çdo shtëpi para vitit të ri për të ndihmuar për bakllavanë.”, tha ajo.  

Kreshniku thotë se do të dëshironte të ekzistonte koha kur shkëmbeheshin vizita.

Kreshnik Kuçaj: Viti 2000 mund të jetë i fundit ku kam marrë një kartolinë. Ne që e kemi përjetuar atë kohë do të donim të kishim atë kohën ku të gjithë shkëmbejnë vizita. Ne sot eliminomë kontaktet me njerëzit. Ishte një lloj gare se kush do ta bënte më mirë darkën e vitit të ri.

Enkelejda tregon se si të gjithë familjarisht zbukuronin shtëpinë.

Enkelejda Zeko: Edhe përpara viteve ’90  e mbaj mend. Ishte një natë e veçantë. Të gjithë bashkë zbukuronim shtëpinë. Ishte një punë kolosale, nuk është se dilte ndonjë gjë e madhe por ishte shumë bukur.

Pjesë nga tradita ajo preferon ta përcjellë dhe te fëmijët

“Unë në fundvit i blej vajzës kartolina dhe i them t’ia dërgosh njerëzve që ke më përzemërt. Mundohem ta inspiroj atë dhe të ndajë mesazhet me njerëzit e dashur të saj.”, tregoi ajo.