Makina bie në humnerë, vdes i moshuari shpëtojnë mbesa e nipi

Dy fëmijë shpëtuan për mrekulli pasi makina ku udhëtonin si pasagjerë doli nga rruga dhe përfundoi disa metra në humnerë. Fatkeqësisht gjyshi që drejtonte mjetin humbi jetën. Ai ishte viktima e dytë në rrugët e vendit nga aksidentet gjatë festës së Krishtlindjes.

Hekuran Perfundi mbeti viktimë, ndërsa mbesa dhe nipi të mitur u plagosën, pasi makina me të cilën udhëtonin përfundoi në një kanal.

Aksidenti i rëndë u shënua në rrugën e fshatit Meshan të Gramshit.

65 vjeçari humbi kontrollin e mjetit, pasi paraprakisht dyshohet se pësoi infarkt ndërsa ishte në timon.

Dy fëmijët e mitur pasi morën ndihmën e parë mjekësore raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Hekuran Perfundi ishte viktima e dytë nga aksidentet rrugore gjatë festës së Krishtlindjes.

Mbrëmjen e së shtunës 72-vjeçari Idajet Çobo gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u përplas në Polizhan të Beratit nga një makinë, drejtuesi i të cilës u largua duke e braktisur të moshuarin në rrugë.

Ky ishte rasti i dytë brenda javës, kur drejtues mjetesh përfshihen në aksidente me vdekje dhe arratisen.

Policia e Elbasanit po dështon të zbulojë dhe kapë shoferin që përplasi për vdekje dhe braktisi në rrugë Dalip Xhakoin, i cili u arrit të identifikohet këtë të dielë tre ditë pas aksidentit.

Sipas të dhënave zyrtare nga janari deri në nëntor 1479 njerëz janë përfshirë në aksidente rrugore.

Drejtuesit e mjeteve mbetet shkaktarët kryesore, nga të cilët 48 janë larguar nga vendngjarja për ti shpëtuar përgjegjësisë.

Makina bie në humnerë, vdes i moshuari shpëtojnë mbesa e
Makina e aksidentuar