Lionel Messi me orën super të shtrenjtë, lojtarët e tjerë të Argjentinës e “kopjojnë”
Lojtarët e Argjentinës, gjatë muajit të botërorit dolen pothuajse të gjithë përpaera kamerave në konferencat e shtypit. Tashmë që mediat mund t’i analizojnë gjërat me qetësi, del në pah një fakt interesant, pothuajse të gjithë janë të fiksuar pas orave të shtrenjta të cilat i hiqnin vetëm gjatë seancave stërvitore. Lionel Messi ka mbajtur shpesh herë një orë të markës “Patek Philippe Nautilus” me vlerë rreth 300 mijë euro.

Kjo në pulsin e Lutaro Martinez është një “Aquanaut Cronograf” e gjitha e derdhur në ar të bardhë.

I njejti model me Lautaron edhe për mbrojtësin Nicolas Otamendi me orën që kushton rreth 62 mijë euro.

Një orë disi më të shtrenjtë ka mbajtur gjatë gjthë kohës mesfushori Rodrigo De Paul. “Rolex Cosmograph Daytona” në platin kushton rreth 70 mijë euro.

E njëjta vlerë për Di Marian që ka preferuar të njëjtën markë por me ngjyrë jeshile.

Në fund sa për të bërë një krahasim dhe për të treguar edhe thjeshtësinë e saj, bashkëshortja e Lionel Messit, Antonella Roccuzo mban në dorë një orë të thjeshtë “Apple Watch” me vlerë 500 euro.
