Benzema ndërpret lidhjet pothuajse me të gjithë lojtarët e Francës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2022, 13:24
Karim Benzema ndihet i tradhëtuar nga shokët e tij në Kombëtaren e Francës dhe pak ditë pas lamtumirës, ai bën edhe një veprim tjetër që flet shumë.
Topi i Artë 2022 nuk është më ndjekës i pjesës më të madhe të lojtarëve fancezë në Instagram, duke ruajtur kontaktet me vetëm 5 prej tyre.
Bëhet fjalë për dy shokët e skuadrës te Real Madrid, Camavinga e Tchouameni por edhe Mbappé, Varane e Marcus Thuram.
