Nuk di të ndalet Martinez, ofendon edhe mesfushorin e Francës, Tchouameni
Emiliano Martinez vazhdon të flasë dhe të jetë kryefjalë e festimeve të Kupës së Botës. “El Dibu” siç njihet ndryshe në Argjentinë, është zhvendosur në lokalitetin La Plata ku ka lindur dhe është rritur, për të festuar me njerëzit e zonës së tij.
Pasi thumboi jo pak herë Kylian Mbappe dhe bëri gjestin aspak etik me çmimin e “dorezë së artë”, ai shkon edhe më tej duke folur për penalltinë e humbur nga Tchouameni në “lotarinë” që caktoi fituesin e Kupës së Botës.
“Penalltia e dytë që gaboi Franca? E dija që do të ndodhte. Tchouameni ishte shumë nervoz, dukej sikur e kishte bërë në brekë. Kur prita penalltinë e parë, e pashë që Tchouameni ishte shumë nervoz. U përpoqa gqë intimidoja psikologjikisht duke marrë topin dhe duke ia hedhur me forcë”, deklaron Martinez që u jep një tjetër motiv francezëve për ta urryer edhe më shumë.
