Shembet restoranti në Stamboll, klientët bien në det

Seksioni i restorantit dhe konkretisht ballkoni buze detit, u rrëzua në lagjen Bebek të Stambollit në orën 21:00 të së premtes mbrëma me orën lokale.

Sipas informacioneve nga mediat turke, persona kanë rënë në det dhe po punohet për shpëtimin e tyre.

Katër persona u plagosën dhe u dërguan në spital. Në videot e publikuara shihen njerëz në ujë, duke tentuar të dalin jashtë.

Për momentin nuk janë zbardhur rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa operacioni për shpëtimin e atyre që kanë mbetur në ujë po vijon ende.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe mjekësore.

Shembet restoranti në Stamboll, klientët bien në detShembet restoranti në Stamboll, klientët bien në detShembet restoranti në Stamboll, klientët bien në det