Triumfi i Argjentinës, Batistuta nuk i mban dot lotët në studio
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2022, 14:42
Ish-sulmuesi argjentinas, Gabriel Batistuta nuk është përmbajtur në një studio televizive pasi vendi i tij e fitoi titullin e botës, të dielën në Katar.
Me t’u konfirmuar triumfi i Argjentinës ndaj Francës pas penalltive, Batistuta ishte tejet i emocionuar.
Edhe pse ishte në studio televizive, ai nuk arriti t’i përmbante lotët.
“Është fantastike. Jam i lumtur për Messin, Argjentinën dhe gjithë vendim tim. Nuk po mundem të flas dhe me vjen shumë keq që jam kaq emocional”, tha Batistuta teksa fshinte lotët.
Gabriel Batistuta couldn’t hold his tears pic.twitter.com/7BUZfi7jew
— FIFA | عبدالله (@abdulla_fifa10) December 18, 2022