Dorina Mema nga Katari: Atmosferë e mrekullueshme, në stadium ka pasur edhe shqiptarë

Në emisionin “Botërori Katar 2022” në RTV Ora, nga Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani, live nga Katari, sportistja Dorina Mema u shpreh se në Katar është një atmosferë e mrekullueshme.

Ajo tha se aty ka edhe shqiptarë dhe bëri me dije se një pjesë e tyre ka qenë edhe në stadium gjatë finales së madhe Argjentinë Francë.

Mema: Atmosfera është e mrekullueshme. Nuk kam parë kurrë ambient të tillë, ka shumë tifozeri të madhe. Unë sot kam qenë me Argjentinën dhe Mesin. Ka shumë festime, sidomos nga vendasit me veshje tradicionale.

Janë disa gjëra që nuk i kapin kamerat. Vetë sportistët dhe xhelozirat mes sportistëve. Këtu kam takuar shqiptarë që janë me kontrata pune dhe disa kanë qenë në stadium ose në fan clube. Ka edhe shumë këngëtarë shumë të njohur. Po ashtu ka edhe disa vende ku ka edhe alkool.