Torassa nga Bounes Aires: Të gjithë njerëzit në rrugë, shumë të lumtur edhe për Messin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2022, 22:22
Në emisionin “Botërori Katar 2022” në RTV Ora, nga Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani, futbollisti Agustín Gonzalo Torassa u shpreh se të gjithë kanë dalë në rrugët e Bounos Aires për fitoren e Argjentinës.
Ai tha se njerëzit janë lumtur edhe për faktin që ka fituar më në fund edhe Mesi një kupë bote, pasi nuk e kishte një të tillë.
Torassa: Të gjithë njerëzit kanë dalë në rrugë në Bounos Aires. Loja ishte shumë emocionuese dhe në fund ne fituam. Mu bë shumë qejfi sidomos për Mesin që mori titullin pasi nuk e kishte fituar ndonjëherë.
Më pëlqen shumë Shqipëria dhe futbolli. Nëse duam mjafton që të më telefonojnë. Sot mes Mesit dhe Maradonës, sigurisht Mesi. Të gjithë kështu thonë.
