Martinez, portieri më i mirë i Botërorit, tërheq vëmendjen me gjestin vulgar
Ka pasur shumë portierë të aftë, veçanërisht gjatë penalltive, në por në serinë e goditjeve të penalltisë mes Argjentinës dhe Francës që vendosi Kupën e Botës , portieri amerikano-jugor Emiliano Martinez ishte i rëndësishëm në neutralizimin e tentativës së Coman (menjëherë pasi Tchouaméni goditi jashtë).
Jo vetëm kaq, ai bëri një pritje të shkëlqyer ndaj Kolo Muanit në kohën shtesë. Skuadra e tij mori në dorë Kupën e Botës , ndërsa çmimin si portieri më i mirë i Botërorit, duke marrë dhe një trofe.
Megjithatë duket se më tepër se marrja e çmimit, bujë më shumë bëri gjesti i tij "vulgar" me marrjen e trofeut.
Ai e drejtoi trofeun, një dorë e madhe me një dorezë portieri, tek organet e tij gjenitale. Nuk dihet nëse ishte një moment euforie apo ofendim i drejtuar ndaj tifozëve francezë (të paktë) të pranishëm në stadiumin Lusail.
E sigurt është se ato momente të inkuadruara nga kamerat, prishën ceremoninë e ndarjes së çmimeve e cila kulmoi me Lionel Messin që ngriti në qiell Kupën e tretë të Botës në historinë e Argjentinës.