Messi jep lajmin e madh, bën të ditur të ardhmen me Argjentinën

"Kam vendosur të mos tërhiqem nga Kombëtarja. Dua të luaj me fanellën e Argjentinës si kampion i botës. Shikojeni këtë kupë sa e bukur që është. E dija që do të shkonte kështu dhe Zoti kishte planifikuar këtë fund e do të ma dhuronte".

Kjo është fjalia e Lionel Messit pas fitores së Kupës së Botës duke lumturuar edhe më shumë argjentinasit.