ARGJENTINA KAMPIONE E BOTËS / Messi si Maradona, Franca "qan" pas penalltive (VIDEO)

Ndeshje spektakolare, shumë e luftuar nga dy skuadra deri në minutën e 120. Argjentina fiton Kupën e tretë të Botës, Franca mbyll një botëror të humbur nga këmbët e Lionel Messit që në ndeshjen e  fundit u bë “Zoti” i fushës.

ARGJENTINA KAMPIONE E BOTËS / Messi si Maradona, Franca "qan" pas

3-3 pas 120 minutave me dy gola të Messit dhe 3 të Mbappe dhe 4-2 nga goditjet e 11-metërshave, bardhekaltërit rikthehen në majën e botës pas  36 viteve dhe Franca lëshon fronin.

ARGJENTINA KAMPIONE E BOTËS / Messi si Maradona, Franca "qan" pas

Lionel Messi në përjetësi. Fituesi i 7 Topave të Artë tani mund të krahasohet pa asnjë ndrojtje me Diego Armando Maradonën madje mund të synojë fronin e më të mirit të historisë së futbollit.

Numri 10 fiton të parën Kupë Bote dhe kompleton gjithë karrierën e tij me trofeun e fundit të çmuar që nuk kishte mundur ta bënte të tijin. Në Doha të Katarit, Argjentina rikthehet të fitojë një botëror pas 1986-ës së largët dhe këtë e bën me lojë bindëse ndaj kampionëve të botës në fushën e “Lusail Stadium”.

Poll

Gëzim i papërmbajtshëm për amerikano-latinët që rikthejnë trofeun në kontinentin e tyre pas 20 viteve dhe të mendosh që e nisën këtë botëror me një humbje shokuese kundër Arabisë Saudite. 13 gola në botërorë për Messin që me shumë mundësi do t’i japë lamtumirën Argjentinës me trofeun final duke mbyllur një cikël të suksesshëm.

Përsa i përket ndeshjes, pas vrullit argjentinas të 45 minutave të para ku skuadra e Didier Deschamps thjesht nuk zbriti në fushë duke pësuar dy gola me Messin dhe Di Marian, e dyta rezultoi një ndeshje tjetër, kryesisht në fund kur Mbappe brenda  dy minutave barazoi shifrat. Shokuese për argjëentinasit që nuk u dorëzuan gjithsesi dhe gjetën golin e tretë me Messin në kohën shtesë ndërsa sërish Mbappe nga pika e bardhë vendosi barazpeshën.

Totalisht zhgënjyese Franca në një pjesë të madhe të ndeshjes por më pas arriti të reagonte edhe pse Coman dhe Tchouameni gabuan nga pika e bardhë ndërsa argjentinasit shënuan në të gjitha tentativat.