Argjentina kampione bote, Rama dhe Meta: Finale e paharrueshme dhe kupë e çmendur
Pas fitores së kupës së botës në futboll nga Argjentina ka reaguar edhe politika shqiptare duke uruar fituesit.
Kryeministri Rama shkruan në Facebook se këtë kupë të “çmendur” bote mbreti i futbollit në tokë mundi ta fitonte vetëm me ndihmën e mbretit lart në qiell
“Këtë kupë të “çmendur” bote mbreti i futbollit në tokë mundi ta fitonte vetëm me ndihmën e mbretit lart në qiell” - shkroi Rama.
Ndërkohë, edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Argjentinën për fitoren ndaj Francës duke thënë se kjo ishte e merituar prej 2 dekadash.
“Një Finale e paharrueshme, që na dhuroi gjithçka të bukur dhe magjike që ka futbolli! Urime Leo Messit dhe Kampionëve të Botës për kurorëzimin e merituar pas dy dekadash plot dedikim, sakrifica dhe spektakli emocionues të jashtëzakonshëm.” - shkroi Meta.
