11 stacione ilegale të policisë kineze në Itali, skandali që preku disa shtete europiane

11 stacione ilegale të Policisë Kineze janë hapur pa autorizim në Itali, i cili është vendi europian me numrin më të lartë të ekzistencës së tyre.

Stacione policore ilegale të Policisë Kineze rezultojnë të hapura dhe në Beograd e Athinë, si dhe në Hollandë, Angli, Gjermani, Francës, Portugali, Suedi, Ukrainë, New York etj.

Zbulimi është bërë nga një raport i organizatës spanjolle Safeguard Defenders, i bazuar në analizën e dokumentave e dëshmive të qytetarëve kinezë dezidentë të regjimit politik në Kinë.

Ky raport informon se ekzistojnë 102 stacione të Policisë Kineze në 53 vende të botës, të hapura ilealisht e pa autorizimin e vendeve ku janë pozicionuar, me qëllimin e kontrollit e vëzhgimit të qytetarëve të tyre jashtë kufijve.

Sipas këtij raporti, Italia është vendi me numrin më të lartë të stacioneve ilegale të policisë kinezë, plot 11 e të pozicionuara në Romë, Milano, Prato, Venezia, Bolzano, Firenze. Stacioni i parë policor është hapur në maj të 2016 në Milano nga agjensia e sigurisë publike të qytetit Wenzhou, nga ku vijnë dhe numrin më i madh i emigrantëve kinezë në Itali.

Italia mikpret mbi 330 mijë emigrantë kinezë dhe është një terren i fortë e potencial për influencën e Pekinit, falë dhe marrëveshjeve mes dy vendeve për patrullime të përbashkëta të policisë italiane e kinezë në territorin italian me qëllim dhënien ndihmë të turistëve të shumë kinezë.

11 stacione ilegale të policisë kineze në Itali, skandali që

Ministri i Brendshëm Italian Matteo Piantedosi ka referuar në Parlament mbi këtë cështje duke garantuar një hetim adminsitrativ të institucionit të tij mbi sinjalizimiet e këtij raporti e mbylljen e këtyre stacioneve ilegale. Ai ka informuar gjithashtu se nuk ka asnjë lidhje mes marrëveshjes mes dy vendeve për patrullim të përbashkët e ekzistencës së këtyre stacioneve ileale të Policisë Kineze.

Pekini përmes Ambasadës kineze në Romë, deklaron se këto qendra janë stacione shërbimi për emigrantët kinezë, për pajisjen e tyre me patenta, rinovim pasaporte apo për asistencë gjatë kohës së izolimit pandemik Covid 19, që vështirësoi lëvizjen e qytetarëve të tyre.

Por krejt kundër dëshmon ky raport i Safeguard Defenders, i cili thekson se "këto stacione ilegale të policisë kineze kanë si qëllim kërcënimin, frikësimin e rikthimin në Kinë të qytetarëve kienzë dezidentë të regjimit të Pekinit.

11 stacione ilegale të policisë kineze në Itali, skandali që

Safeguard Defenders thekson se bazohet në dëshmi të vërteta mes të cilave dhe ajo e një qytetari kinez që më 2002 ka mbërritur në Prato të Italisë, qyteti me numrin më të lartë të emigrantëve kienzë, e pas 13 vitesh e kanë detyruar të kthehet në Kinë, duke evituar një akt ekstradimi sic duhet të ishte në rrugë ligjore në rast se do të kishte kryer dicka kundër shtetit italian. Një javë pas kthimit të tij në Kinë, nuk dihet më asgjë mbi ekzistencën e tij.

Laura Harth, drejtoresha e organizatës Safeguard Defenders e që ndodhet sot në Romë për një vizitë pune informon se brenda një viti janë 210 mijë shtetas kinezë që janë detyruar të rikthehen në vendet e tyre të origjinës në Kinë, falë punës ilegale së 102 stacioneve të pa autorizuara të Policisë kineze, të hapura nëpër botë.

Raporti informon gjitashtu se nuk është hera e parë që regjimi politik kinez ndërmerr një fushatë të tillë, Më 2014 operacioni Fox Hunt, i kërkuar fort nga Presidenti Xi Jinping, kishte qëllim persekutimin, ndjekjen e rikthimin në Kinë të qytetarëve kienzë e funksionarëve të konsideruar të korruptuar e me qëllim ndëshkimin e tyre në atdhe.

Ndaj këtij skandali ka reaguar dhe Kryekomisionerja Europiane Ursula Von der Leyen e cila është shprehur se "nëse rezulton vërtetë një rrjet i tillë regjimi paralel policor, kjo gjë është e papranueshme."

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.