“Të dua gjysh”, vret veten në dhomën e hotelit DJ i "The Ellen Show", miqtë: Ishte i lumtur
Asnjë nga familja dhe miqtë e tij nuk mund ta besojë që DJ Steven 'twitch' Bosch qëlloi veten në një dhomë hoteli.
Gjyshi i shokuar i 40-vjeçarit tha se nuk kishte "asnjë shenjë" se nipi tij dhe babai i tre fëmijëve ishte i shqetësuar para vdekjes së tij.
DJ i cili punoi për talk shoë-n e Ellen DeGeneres për 8 vjet u gjet i vdekur të martën në një dhomë në Motelin Oak Tree në Los Anxhelos, vetëm pak blloqe larg shtëpisë së tij.
Para se të vdiste, ai i kishte dërguar një mesazh gjyshit duke i shkruar: “Të dua gjysh”.
"Nuk kishte shenja stresi," i tha 84 vjeçari gazetës britanike DailyMail.
“Ne folëm të shtunën më shumë se një herë. Ai ishte i njëjti person i gëzuar dhe i lumtur që ishte gjithmonë. Nuk kishte asnjë shenjë se diçka nuk shkonte. Ai ishte një person shumë i përulur dhe bujar. Ai solli dritë në jetët tona të gjithëve. Ne jemi plotësisht të shkatërruar tani.
E vetmja gjë që mund të them është se ai ishte një person i mrekullueshëm që solli kaq shumë në këtë botë dhe të gjithë ata që takoi në një mënyrë pozitive. Na mungon shumë dhe dhemb shumë,” tha ai.
Ai shtoi: “Çdo fjalë ka kuptim. Fjalët e tij të fundit për mua ishin një tekst i thjeshtë që thoshte "Të dua gjysh. Pyetja jonë është pse? Nga erdhi kjo?"
Bosch shprehu dyshimet e tij duke thënë se ai ende nuk është "i sigurt" se vdekja e nipit të tij ishte vetëvrasje, megjithëse policia e Los Anxhelosit konfirmoi se ishte një "plagosje e vetëshkaktuar me armë zjarri" që e vrau atë.
Një zëdhënës i policisë tha se rasti i është dorëzuar Zyrës së Kërkimit të Qarkut të Los Anxhelosit.
Bosch kishte festuar përvjetorin e martesës me gruan e tij 34-vjeçare, Alison Holker, tre ditë para se të qëllonte veten në kokë.
@twitchtok7 Love this dance by @shedancega & @Mr.animated ❤️❤️ Surprise cameos by @allisonholkerboss & #Zaia ♬ Lights, Camera, Action! - Remix - Instrumental - Mr.Cheeks