I riu bën propozimin e rrem në fluturim vetëm për të marrë shampanjë falas nga ekuipazhi
Një çifti të lumtur iu dha shampanjë "pa fund" dhe përfitoi një kujdes tw veçantw nga stafi pasi ai bëri një propozim që dukej i vërtet por rezultoi të ishte i rrem.
Roman vendosi të ulet në një gju dhe ti propozonte për martesw vajzës që kishte përballë të quajtur Lisa.
Zonja me fat nuk ishte në fakt partnerja e tij, por një mikeshë e mirë e tij me të cilën vendosi të bënte shaka.
Në një video romantike të momentit të shtirur, Roman ngrihet dhe fillon të flasë me shoqëruesen e tij pasi i sillen dy gota shampanjë.
"Dy vjet e gjysmë më parë, Lisa dhe unë u takuam në aeroplanin që fluturonte për në New York City, çdo moment që atëherë ka qenë absolutisht magjik," thotë ai.
Efektet e lënies së duhanit
14 Dhjetor, 22:00
"Ti je gruaja më e bukur që njoh, brenda dhe jashtë, dua të kaloj pjesën tjetër të jetës me ty. Lisa, do të martohesh me mua?"
Ndërsa Roman ulet në një gju, një Lisa duke qeshur thotë "Çfarë? Po" duke bërë që të gjithë të shpërthejnë në duartrokitje. Në përshkrimin e videos, Roman tha se bëri marifetin "për të marrë shampanjë pa fund falas"./The Mirror/

