Publikohen pamjet e para të shpëtimit të emigrantëve nga mbytja e gomones në Kanalin Anglez
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2022, 11:37
Pamjet nga operacioni i kërkim shpëtimit të emigrantëve që ndodheshin në gomonen e përmbytur janë publikuar nga agjencia e lajmeve Sky News.
Pamjet tregojnë anijen e shpëtimit dhe disa prej emigrantëve që ndodheshin në gomonen gati të përmbytur pasi ishte çarë e po merrte ujë.
Janë konfirmuar tashmë se 43 persona janë shpëtuar ndërsa 3 janë nxjerrë të pajetë nga uji.
