Sky News: Në gomonen e mbytur ishin 30 - 50 persona, reagon Sekretarja e Brendshme e Britanisë

Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman  ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në kanalin anglez duke deklaruar se po mbahet “vazhdimisht e përditësuar” për situatën. Nuk dihet ende origjina e persona që kanë qenë në gomone, kur ka ndodhur incidenti.

"Mendimet e mia të janë me të gjithë ata që janë përfshirë," tha ajo.

Sky News mëson se në gomonen e përmbytur ishin të përfshirë nga 30 deri në 50 persona.

Kërkimet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, por ekipet e shpëtimit kanë pak shpresë të gjejnë njerëz të gjallë për shkak të temperaturave të ulëta të ujit.

Thirrja emergjente për shpëtim erdhi pak pas orës 03:40 të mëngjesit të sotëm. Varkat e shpëtimit, ekipet e shpëtimit të rojes bregdetare dhe një ambulancë ajrore janë dërguar për të ndihmuar me kërkimin.  Nuk dihet ende origjina e persona që kanë qenë në gomone, kur ka ndodhur incidenti.

Për çdo informacion mbi ngjarjen klikoni tek linku poshtë