Gruaja rrezikon të humbasë gishtin pasi bëri thonjtë

Një gruaje nga Perth, Australim i është thënë se mund të humbasë gishtin e madh pasi ka rënë në kontakt me një infeksion të tmerrshëm bakterial nga një manikyr.

Sue, 48 vjeçe, ka jetuar me një dhimbje të fortë në gishtin e madh për dy vitet e fundit, pasi kishte marrë një infeksion stafilokok ndërsa bënte thonjtë në një sallon bukurie.

Ajo pretendon se estetistja i ngatërroi thonjtë e saj për akrilik dhe filloi t'i gërryente e ti pastronte me aceton.

"Unë u thashë atyre se ata ishin thonjtë e mi të vërtetë, por ata vazhduan t'i gërryente ende," tha ajo.

48-vjeçarja më vonë kaloi pesë ditë në spital pasi zbuloi se një pjesë e kockës së gishtit të madh do të duhej të hiqej.

Ajo thotë se vazhdon të jetojë me një dhimbje të vazhdueshme në gishtin e madh.

“Më duket sikur dhimbja më pulson dhe nuk mund të bësh asgjë ta heqësh”, tha ajo për Nine News.