Francë, 2-18 vjet burg për tetë të akuzuarit për sulmin terrorist të vitit 2016 në Nice

Një Gjykatë Speciale Penale në Paris vendosi sot dënime me burg nga 2 deri në 18 vjet për tetë të pandehur për sulmin terrorist të vitit 2016 në Nice të Francës.

Ishte 14 korriku kur Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i lindur në Tunizi, futi kamionin që po ngiste në turmën që ishte mbledhur përgjatë bulevardit për të admiruar shfaqjen e fishekzjarrëve të Ditës së Bastiljes.

Ai e shpërndau vdekjen në një distancë prej gati dy kilometrash përpara se të binte i vdekur nga të shtënat me armë zjarri të policisë.

86 persona u vranë dhe më shumë se 200 u plagosën, sipas të dhënave të autoriteteve.

I pandehuri dhe miku kryesor i Bouhlel, Mohamed Ghraieb, u shpall fajtor për pjesëmarrje në një organizatë terroriste dhe u dënua me 18 vjet burg.

Dy të pandehur të tjerë u shpallën fajtorë për ndihmën ndaj Buellit në sigurimin e armëve dhe kamionit që ai e përdori në sulmin terrorist.

Francë, 2-18 vjet burg për tetë të akuzuarit për sulmin