Një muaj paraburgim për Dejan Pantiqin, ish-policin serb të arrestuar në Jarinjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2022, 16:20
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, i tha Radios Evropa e Lirë se ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është caktuar një muaj paraburgim.
Ai dyshohet për “kryerjen e veprës penale terroriste”, tha ajo.
Pantiq u arrestua më 10 dhjetor në pikëkalimin kufitar në Jarinjë në veri të Kosovës.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ai “ka organizuar sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor, kur “ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë”./REL/
