Detaje shokuese nga grabitja e shtëpisë, Sterling mendon të mos rikthehet në Katar
Pak ditë pas largimit të Raheem Sterling në Angli, i cili u largua nga kampi i Kombëtares për shkak të grabitjes së shtëpisë së tij në praninë e 3 fëmijëve, mësohen detaje të rëndësishme. Sulmuesi mendon të qëndrojë pranë familjes pasi e ndien që rreziku nuk ka kaluar dhe Gareth Southgate nuk do ta ketë në dispozicion për çerekfinalen e datës 10 me Francën.
Një mungesë shumë e madhe për "3 Luanët" pasi Sterling u aktivizua titullar në dy ndeshjet e para dhe mungoi në takimin me Senegalin pasi udhëtoi drejt Londrës, në lagjen Surrey.
Policia bën me dije se nga shtëpia e lojtarit janë vjedhur 300 mijë euro. Mendohet se kjo grabitje ka lidhje me atë të lojtarit tjetër të Chelseat, Reece James, të cilit i morën nga kasaforta edhe medaljen e Champions League dhe atë të vendit të dytë me Anglinë në Euro 2020.
Dy lojtarët jetojnë në të njëjtën lagje. Ndërkohë, trajneri Gareth Southgate ka kërkuar që federata të sigurojë familjet e lojtarëve që ndodhen në Katar në mënyrë që ata të fokusohen vetëm të futbolli i luajtur.
