Georgina mbron Ronaldon dhe provokon Portugalinë, në lojë hyn edhe motra e CR7

Ronaldo në pankinë dhe Georgina në tribunë. Nuk është një pamje me të cilën jemi mësuar por gjatë muajve të fundit, sulmuesi luzitan duket se po mësohet me vendimin ekstrem të trajnerëve të tij për të mos e aktivizuar titullar. Polemikat e Manchester United janë lënë pas dhe tashmë radhën e ka Portugalia ku Fernando Santos mori vendimin për të mos e aktivizuar nga minuta e parë Ronaldon në ndeshjen kundër Zvicrës por e fejuara e tij, Georgina Rodriguez është hedhur menjëherë në sulm me një postim të fortë:
“Urime Portugalisë. Ndërsa 11 lojtarë po këndonin himnin, të gjithë objektivat e kamerave ishin mbi ty. Sa keq që nuk mund ta shijonim lojtarin më të mirë të botës 90 minuta. Fansat nuk reshtën së thirruri emrin tënd. Shpresoj që Zoti dhe miku jot i shtrenjtë Fernando Santos të vazhdojnë dorë për dore dhe të na bëjnë të dridhemi sërish një mbrëmje jetër”.
Motra e tij, Elma Aveiro shton:
“Po, Ronaldo nuk është i përjetshëm dhe nuk do të luajë përgjithmonë, për fat të keq nuk shënon më se është i vjetër, Portugalia nuk ka nevojë për Ronaldon. Ajo që ai ka bërë është harruar tërësisht. Tani nuk kanë nevojë për të. Do ta regjistroj këtë dhe do të flasim më vonë. Është një mëkat të përulësh një njeri kaq shumë”.
