CR7 i zhgënjyer, largohet nga fusha e blertë gjatë festës me tifozët

Cristiano Ronaldo vazhdon të bëjë zhurmë. Pas gjestit aspak etik kundër trajnerit në ndeshjen me Korenë e Jugut që e detyroi teknikun Santos ta ulte në stol, CR7 vazhdon të krijojë pakënaqësi në ambjentin luzitan.

Gjatë orëve të fundit, në rrjet po qarkullon një foto ku duket qartë që sulmuesi nuk zgjedh të festojë me skuadrën dhe tifozët e pranishëm në Doha, por shkon drejt dhomës së zhveshjes, dukshëm i zhgënjyer për 20 minutat e luajtura në ndeshjen me Zvicrën.

Ky veprim ka ngjallur zemërimin e portugezëve të cilët kanë kritikuar ashpër veprimin e kapitenit.