Lojtarët spanjollë qëndrojnë në Katar, zbulohet arsyeja që ka ngjallur debate

Eleminimi i Spanjës nga Kupa e Botës, përtej aspektit sportiv, lënë një zhgënjim të madh tek tifozët për shkak të një marrëveshjeje sekrete që ata kanë pasur me federatën.

Në flururimin nga Doha drejt Madridit, ishin të pranishëm vetëm 14 prej tyre pasi pjesa tjetër kishin arritur një marrëveshje që në rast të mungesës së kualifikimit në fazat finale, mund të shfrytëzonin për disa ditë diellin e Lindjes së Mesme dhe pushimet deri në rinisejen e kampionatit.

Drejt Spanjës kanë udhëtuar Balde, Laporte, Gavi, Busquets, Pau Torres, Ferran, Dani Olmo, Unai Simón, Yeremi Pino, Pedri, Ansu Fati, Nico Williams dhe David Raya, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur në Doha për të kaluar edhe disa ditë pushimi.