Spaho: Rama kërkon ta nxjerrë nga loja politike Berishën, kërcënimi kryesor për pushtetin e tij
Deputeti, Edmond Spaho, deklaron se kartela mjekësore e agresorit të kreut të PD-së, Sali Berisha, nëse vërtet ekziston, nuk e shfajëson kryeministrin Rama.
Në "Ora e Betit" në Rtv Ora ai thotë se ky është kontigjenti më i përshtatshëm për të tillë skenarë.
Sipas Spahos, synimi i Ramës është nxjerrja nga loja politike e Berishës, të cilin e sheh kërcënimin kryesor dhe të vetëm për rrëzimin e tij nga pushteti.
Spaho: Kjo kategori njerëzish është më e përshtatshmja për të realizuar skenarë të tillë, nëse vërtet është, se nuk i mendojnë veprimet e tyre. Marrin përsipër veprime që njerëz normalë nuk i marrin. Përmes këtij veprimi u synua të ndryshohej rrjedhja e ngjarjeve. Kishim deklaruar qartësisht se protesta do jetë paqësore pavarësisht kufizimeve që na vinin për të protestuar para kryeministrisë ose jo. Mund të krijohej një përplasje mes qytetarëve dhe policisë.
Në kohën kur ka ndodhur incidenti, kryeministrat kanë qenë te sheshi "Italia" duke ndjekur një aktivitet. Edi Rama nuk pyet për samite dhe integrimin. Ai do të dëshironte një incident të përmasave të tilla që të paraqiste atë që pretendon, se kjo është opozita, që tenton të marrë pushtetin me forcë. Ka më shumë se 3 vjet që merret me Berishën, ndërhyri dhe financoi të shpallet non grata në SHBA dhe Britani të Madhe.
Te kjo e fundit akuzat qesharake. Qëllimi është ta nxjerrë nga loja politike, e sheh se Berisha është kërcënimi kryesor për të rënë nga pushteti. Aq më tëpër në kushtet e një aleance me Partine e Lirisë, Meta dihet që është aktiv dhe nuk e ndan fjalën nga vepra.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
