Portugalia zbulon një yll, zëvendësuesi i Ronaldos shkatërron Zvicrën (VIDEO)
Quhet Gonçalo Ramos, është vetëm 21 vjeç dhe sonte hodhi zyrtarisht kandidaturën për t’u bërë qëndërsuluesi i palëvizshëm i Kombëtares së Portugalisë.
Me tre gola kundër Zvicrës, njeriu që zëvendësoi Cristiano Ronaldon bindi tërësisht dhe i dha të drejtë trajnerit Fernando Santos që pati giximin ta niste ndeshjen kundër Zvicrës me yllin portugez në stol.

Ramos shënoi një supergol që në nisje të takimit dhe shtoi dy të tjerë, ndërsa Pepe dyfishoi, por Guerreiro e Rafael Leao thelluan avantazhin e luzitanëve me një futboll shampanjë të shtyrë nga mesfusha e klasit dhe një sulm talentesh të frymëzuar edhe nga Joao Felix.

Mbrëmje “jo” për Shaqirin dhe Xhakën që në 90 minuta lanë pak shenjë në ndeshjen ku goli i vetëm i Zvicrës lindi nga këmbët e sulmuesit nga Gjilani.
Një ndeshje pa histori që u mbyll 6-1 dhe me festë në kampin e Portugalisë që hedh hapin e madh drejt çerekfinales ku do të sfidojë Marokun për të kërkuar më pas një përballje të mundshme me Anglinë ose Francën në gjysmëfinale. Zvicra në krahun tjetër, ashtu si 4 vjet më parë, largohet nga Kupa e Botës në fazën e 1/8-ave.
