Dramë në Katar, Spanja eleminohet nga Maroku pa shënuar asnjë 11-metërsh (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2022, 18:58
Dramë ne “Education Stadium” të Dohas, Spanja i jep lamtumirën Kupës së Botës ndërsa Maroku kualifikohet në çerekfinale. Askush nga spoanjollët nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë e lotarisë së 11-metërshave në fund të 120 minutave dhe Luis Enrique me skuadrën e tij duhet të kthehen në shtëpi pas një botërori që mbyllet këtu për iberikët.
Maroku është surpriza më e madhe e këtij botërori dhe tashmë shikon përpara në pritje të kundërshtarit që në raundin tjetër do të jetë një mes Portugalisë dhe Zvicrës.
Penalltitë për Spanjën nuk arritën t’i shënonin asnjë mes Sarabria, Soler dhe Busquets, ndërsa Maroku për herë të parë në histori kalon në çerekfinale.
