Samiti i BE-se ne Tirane/ Vjosa Osmani: Vuçiç vijon mentalitetin e Serbisë së 1990 që shkaktoi luftën në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh shumë e lumtur që ishte e pranishme në samitin e BE-së që po mbahet në Tiranë. 

Osmani në deklaratë për median tha se Vuçiç është vijim i mentalitetit të Millosheviçit

"Fatkeqësisht Vuçiç është vijim i mentalitetit që ka ekzistuar në Serbi që prej 1990 dhe ky mentalitet që shkaktoi luftën dhe shkatërrimin dhe vrasjen e civilëve. Ky mentalitet duhet të refuzohet nga të gjithë.

Ata nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë bërë. Besojmë se dialogu i drejtuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA është e vetmja mënyrë drejt arritjes së një marrëveshje me fund njohjen reciproke." tha Osmani.

Samiti do të përmbyllet me një deklaratë të përbashkët të liderëve. Përveç zotimit për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, në të theksohet edhe rëndësia e partneritetit mes bllokut dhe këtij rajoni.

Osmani tha se uron që Kosova të marrë përgjigje përfundimtare për liberalizimin e vizave më 15 dhjetor. 

Sipas saj është koha që BE-ja të kalojë “nga fjalët në vepra” dhe po ashtu të diferencojë aleatët nga joaleatët e saj në raport me sanksionet ndaj Rusisë.

Osmani: Jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij takimi. Të gjejmë një zgjidhje për krizat dhe të shohim këto vende që janë pro Europës dhe çështjeve që ka shtruar komisioni për vendime lidhur me sigurinë. Po ashtu dhe influencën e Rusisë në këto kohë kur zhvillohet lufta në Ukrainë.

Një çështje do të jetë edh liberalizimi i vizave për Kosovën. Shpresojmë që do i pranohet kërkesa për këtë vit sa i përket çështjeve të vizave. Maqedonia dhe Shqipëria kanë ecur para me çeljen e bisedimeve të anëtarësim por ne kemi ende për të bërë përpara për liberalizimin e vizave. Shpresojmë ta marrim me 15 dhjetor në takimin e Këshillit.

Jemi në një luftë me Putin. Më duhet të pranoj që ka ndonjëherë mesazhe të paqarta se ka vende të harmonizuara me BE dhe nga ana tjetër ka vende të harmonizuara me Putin. Ose je krah Ukrainës ose Rusisë. Marrja e sanksioneve ndaj Rusisë është gjëja e duhur që duhet të dërgojë BE. Të qëndrosh krah historisë është më e pakta që mund të pritet prej nesh. 

Samiti i BE-se ne Tirane/ Vjosa Osmani: Vuçiç vijon mentalitetin e