Humbi penalltinë me Uruguajin duke rrezikuar jetën e vajzës, trajneri e zëvendësoi

Disa gjëra shkojnë përtej futbollit, sado e rëndësishme të jetë një ndeshje. Historia e sulmuesit të Ganës, Andre Ayew është e denjë për filmat hollivudianë.

Në ndeshjen direkte kundër Uruguajit për një biletë në fazën tjetër, sulmuesi humbi një 11-metërsh në pjesën e parë dhe për shkak të traumës, vajza e tij që ndodhej në shkallët e stadiumit, humbi ndjenjat dhe u transportua në spital. Për këtë shkak trajneri e zëvendësoi lojtarin në mesin e ndeshjes.

“Personalisht kalova momente shumë të vështira. Humba fëmijën e spolindur përpara ndeshjes me Portugalinë dhe më pas rrezikova të humbisja vajzën në shkallët e stadiumit.

Falë Allahut vajza ime po përmirësohet dhe unë dua të rikthehem më i fortë në fushën e lojës. Këto momente të vështira më frymëzojnë të bëj më mirë bashkë em Ganën. Ju falënderoj të gjithëve për lutjet. Prehu në paqe Adam”, shkruan Ayew në rrjetet sociale.