Pacolli vetëofrohet t'i paguajë gjobën e mundshme Xhakës

Biznesmeni dhe politikani kosovar, Behgjet Pacolli ka dalë në skenë duke premtuar se do të paguajë gjobën  e FIFA-s për Granit Xhakën sado e kripur të jetë ajo.

Ka ende lajme kontradiktore në lidhje me nisjen ose jo të hetimit ndaj mesfushorit me origjinë shqiptare për atë qe ndodhi në ndeshjen Serbi-Zvicër, por në rast të një gjobe, Pacolli ka marrë përsipër ta paguajë.

Ai konfirmon se ka folur personalisht me mesfushorin e Arsenalit dhe thekson se ky është një gjest që dëshiron ta bëjë në emër të popullit shqiptar. 

"Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë," shkruan Pacolli.

Granit Xhaka dhe Zvicra sfidojnë Portugalinë në datën 6 dhjetor.