Ish-konkurrentët e Për’puthen në Big Brother VIP? Bruno Shemsho nuk kursen thumbat!
Bruno Shemsho, modeli dhe ish-konkurrenti i Për’puthen ishtë i ftuar këtë javë në #Expuls nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.
Moderatori i kërkoi Brunos një mendim në lidhje me thashethemet që qarkullojnë lart e poshtë në lidhje me ish-konkurrentët e Për’puthen, se mund të futen në “BBVIP” që nis së shpejti.
“Kush janë këta? Kush mo? Tek BBVIP thua ti? Po t’a marrësh pjesën e VIP-llëkut, nuk mendoj që je VIP nëqoftëse ke qenë në një emsion dashurie, sepse ashtu i bie që të gjithë të futen në Big Brother. Nuk kanë dhënë kontribut mjaftueshëm për t’u futur aty”- u shpreh ai.
Në lidhje me faktin nëse Brunos i ka ardhur ftesë, mund t’a zbuloni në intervistën e plotë:
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal
